Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish mungon opozita

Prishtinë | 28 Pri 2026 | 19:43 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës ka filluar për herë të tretën herë gjatë të martës seancën e jashtëzakonshme në tentim për të zgjedhur presidenten e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Në këtë seancë janë duke marr pjesë deputetët e pozitës, ndërsa mungon opozita.

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu përsëri ju ka bërë thirrje deputetëve opozitar që të marrin pjesë në këtë seancë.

Seanca e orës 10:00 dhe 14:00 është ndërprerë për shkak të mungesës së kuorumit.

Lëvizja Vetëvendosje, ka propozuar Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën, për presidente të Kosovës.

Të ngjashme