Edhe West Hami e kërkon Muriqin

Prishtinë | 11 Jan 2023 | 17:24 | Nga Ekonomia Online

Pas Aston Villas, edhe një ekip tjetër nga Premier League ka shprehur interesim për transferimin e Vedat Muriqit gjatë këtij muaji. Mediumet në Spanjë, raportojnë të mërkurën se West Ham Unitedi është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të Kosovës.

Thuhet se West Hami ka kthyer sytë kah Muriqi, pasi është refuzuar nga sulmuesi i Sevillas, Youssef En-Nesyri për të cilin kishte bërë ofertë zyrtare. E për t’i siguruar shërbimet e Muriqit, ekipi londinez është i gatshëm të paguajë deri në 40 milionë euro për ta bindur Mallorcan në lirimin e tij.

Te West Hami janë në kërkim të një sulmuesi gjatë këtij afati kalimtar dhe Muriqin po e shohin si përforcim të duhur për repartin ofensiv. 28-vjeçari po shkëlqen edhe këtë edicion tek ekipi spanjoll, të cilit iu bashkua verën e shkuar dhe firmosi kontratë deri në vitin 2027. Në 16 ndeshje të luajtura në të gjitha garat për Mallorcan, Muriqi ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë dy asistime.

Të ngjashme