Edon Zhegrova i sigurt: Një ditë do të më shihni te gjiganti spanjoll

Prishtinë | 26 Maj 2020 | 18:11 | Nga Ekonomia Online

Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, është shprehur i sigurt se një ditë do të luajë për Barcelonën, transmeton Gazeta Metro.

Edon Zhegrova momentalisht është i huazuar te Baseli nga Genku, aty ku do të kthehet më 1 korrik kur edhe përfundon marrëveshja e huazimit.

21 vjeçari në një intervistë për ‘Fan Zone’ ka thënë se Edon Zhegrovën e vërtetë ende nuk e keni parë, duke shtuar se një ditë do luajë për Barcelonën.

“Unë jam i ri, 21-vjeç dhe nuk jam kurrë i kënaqur. Unë gjithmonë mundohem për më shumë dhe besoj se kam për të ecur hap pas hapi. Shumica e talenteve që kanë shpërthyer shumë në fillim, kanë rënë. Kam pasur mundësi të shkoj në ekipet më të mëdha në botë, por nuk e kam bërë. Shumë shpejt keni për të parë Edonin e vërtetë. Te Barcelona keni për të më parë ndonjë ditë” – ka thënë sulmuesi kosovar.

Ndryshe, Edon Zhegrova pritet që gjatë verës të transferohet te një skuadër e madhe europiane dhe kishte konfirmuar interesimin e Chelseas.

Të ngjashme