Klubi Futbollistik Llapi ka rikthyer në radhët e veta Egzon Qerimin.
Klubi nga Podujeva njoftoi zyrtarisht këtë të premte për arritjen e marrëveshjes me mesfushorin.
Në pjesën e parë të sezonit Qerimi u aktivizua te Dukagjini, klub me të cilin ndërpreu bashkëpunimin ditë më parë.
29-vjeçari rikthehet te llapjanët pas disa viteve të kaluara te KEK-u, Onixi, Arbëria e Ulpiana.