Ekipi i MCC-së në Termokos, takohet me kryeshefin Fisnik Osmani

Prishtinë | 28 Sht 2022 | 09:11 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një delegacion i lartë i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), i shoqëruar nga ekipi Fondacionit të Mileniumit të Kosovës (MFK), të mërkurën janë takuar me kryeshefin ekzekutiv të Termokosit, Fisnik Osmani, raporton Ekonomia Online.

Kjo vizitë ndërlidhet me mbështetjen që MCC po e jep për modernizimin e sistemit të matjes dhe faturimit të shpenzimeve të ngrohjes.

Gjithashtu, konsumatorët tash e tutje do t’u mundësohet faturimi në bazë të konsumit e jo sipas hapësirës së matur me metra katrorë.

Projekti përfshin pajisen e banesave dhe shtëpive individuale me matës të energjisë termike, instalimin e valvuleve rregulluese termostatike, si dhe alokatoreve të energjisë termike. E gjithë kjo do të jetë falas për të gjithë konsumatorët.

LEXONI EDHE:


Të ngjashme