18 milionë euro kredi për Parkun Energjetik me erë në Kitkë

Prishtinë | 25 Qer 2019 | 15:40 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

18 milionë euro janë ndarë për Parkun Energjetik me erë në Kitkë, në formë kredie nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, tha se sot është ditë shumë e rëndësishme për vendin pasi u nënshkrua invetimi i parë për Parkun Energjetik.

“Sot është ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për vendin tonë, për sektorin e energjisë së ripërtërishme. Sot u nënshkrua investimi i parë për Parkun Energjetik. Priten edhe shumë financime të tjera. Do ta bëjë shumë të lehtë arritjen e trageteve për Kosovën”, tha Lluka, raporton EO.

Harry Boyd Carpenter nga BERZH-i, tha se nënshkrimi i kësaj kredie sjellë fillim të ri për Kosovën.

“Kjo sjell dy gjëra të mira për Kosovën, energji të qëndrueshme për qytetarët e Kosovës dhe e dyta duke sjellë një fillim të ri për Kosovën”, tha ai.

Tarik Aygun nga grupacioni turk “Guris”, tha se do ta mbështesin Kosovën për të shënuar progres dhe zhvillim.

“Jemi këtu për të mbështetur shtetin tuaj prandaj do bëjmë më të mirën tonë në këtë aspekt”, tha ai, raporton EO.

Lexo më shumë:

Të ngjashme