AKP shet 65 asete, për objektin e Gërmisë jepen 1.8 milion €

Prishtinë | 06 Sht 2017 | 14:06 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lokali i “Gërmisë” në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës është shitur për 1.8 milion euro, nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), sot në ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve nr. 35 përmes metodës së likuidimit.

Për këtë objekt kishte pasur 15 ofertues.

Për 64 asete sa ishin në shitje përmes kësaj vale të tenderuar gjithsej u pranuan 151 oferta, dhe vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 7 401 518 euro.

AKP-ja shet edhe 65 asete të ndërmarrjeve shoqërore

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot në ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve nr. 35 përmes metodës së likuidimit shpalli çmimet më të larta të ofruara për asetet e ndërmarrjeve shoqërore që ishin në dispozicion për shitje.

Për 64 asete sa ishin në shitje përmes kësaj vale të tenderuar gjithsej u pranuan 151 oferta, dhe vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 7 401 518 €uro.

Dorëzimi i ofertave nga investitorët, hapja e ofertave dhe publikimi i rezultateve u bënë në mënyrë transparente, para përfaqësuesve të mediave, përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës së Avokatëve të Kosovës si dhe investitorëve të pranishëm.

Ceremonia e hapjes së ofertave ka filluar në orën 12:30 dhe është mbajtur në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, ku edhe është bërë dorëzimi i ofertave nga ofertuesit nga ora 10:00 deri në ora 12:00.

Të ngjashme