Qytetarët dhe bizneset kërkesat duhet t’i adresojnë tek shtabet emergjente komunale

Prishtinë | 13 Pri 2020 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka bërë të ditur se qytetarët dhe bizneset e tyre kërkesat duhet t’i adresojnë tek shtabet emergjente komunale.

AKS njofton se Qendra Operative në Ministrinë e Brendshme dhe Administratës Publike kërkon që tё gjitha kërkesat e qytetarëve të trajtohen nga ana e Shtabeve Emergjente Komunale.

Sipas tyre, pastaj nga aty komunikohen tek Qendra Operative për trajtim të mëtutjeshëm.

Njoftimi i plotë:

QYTETARËT DHE BIZNESET KËRKESAT DUHET TI ADRESOJNË NË SHTABET EMERGJENTE KOMUNALE

Qendra Operative në Ministrinë e Brendshme dhe Administratës Publike kërkon që tё gjitha kërkesat e qytetarëve të trajtohen nga ana e Shtabeve Emergjente Komunale dhe pastaj nga aty të komunikohen tek Qendra Operative për trajtim të mëtutjeshëm.

Kjo pra nënkupton edhe nëse duhet tё komunikohet me Qendrën Operative të MPBAP-së, ai komunikim duhet të bëhet nga Komunat e jo nga bizneset ose qytetarët.

Të ngjashme