Aprovohet kërkesa e Veselit, rritet për 100% buxheti për pajisjet e Ushtrisë dhe Policisë

Prishtinë | 28 Jan 2020 | 15:53 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Buxheti për vitin 2020 planifikohet të jetë 2 miliardë e 467 milionë euro. Ministria e Financave (MF) ka finalizuar Projektligjin për Buxhetin për këtë vit dhe po pret dritën jeshile që ai të procedohet për në Qeveri.

Në kuadër të këtij Projektligji është përfshirë edhe rritja prej 100% e buxhetit për pajisjet e sigurisë për Ushtrinë e Kosovës dhe Policinë, kërkesë kjo e kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Ministri në detyrë i Financave (MF), Lulzim Rafuna në një intervistë për Ekonomia Online ka konfirmuar se janë marrë vendim për dyfishim të buxhetit për këto dy institucione.

Rafuna ka sqaruar se buxheti për FSK-në nga 6.7 milionë euro është rritur në 13.4 milionë. Kurse për Policinë e Kosovës nga 1 milion e gjysmë në 2 milionë e gjysmë.

“Duke vepruar sipas kërkesë së kryetarit të PDK-së, buxheti për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Policinë e Kosovës te pjesa e kategorisë së armatimeve dhe municioneve është rritur për 100%, buxheti i FSK-së ka qenë 6.7 milionë tani ky buxhet rritet në 13 milionë e 400 mijë euro”.

“Ndërsa Policinë e Kosovës buxheti nga 1 milion e gjysmë që ishte sa i përket municionit dhe pushkëve të tyre speciale dhe pushkëve të gjata për policinë kufitare ngritet në 2 milionë e gjysmë”.

Rafuna ka sqaruar se ky është buxheti më i lartë se ai i vitit të kaluar, po që nuk parasheh që të realizohet përmes vendosjes së një tatimi të ri apo rritjes së tatimeve ekzistuese.

“Sipas planifikimeve tona, po duke marrë parasysh edhe gjithë bazë ligjore që e kemi në fuqi MF-ja ka bërë të gjitha përgatitjet dhe finalizuar projekt-buxhetin për vitin 2020”.

“Buxheti për vitin 2020 planifikohet të jetë 2 miliardë e 467 milionë euro, është një buxhet i cili më i lartë se ai i vitit të kaluar dhe është një buxhet që edhe përkundër që është më i larti prapë nuk parasheh që të realizohet përmes vendosjes së një tatimi të ri apo rritjes së tatimeve ekzistuese”.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, të martën i ka kërkuar ministrit të ri të Financave, Lulzim Rafuna që vjen nga radhët e PDK-së, që të dyfishojnë buxhetin për pajisjet e sigurisë për Ushtrinë e Kosovës dhe Policinë, raporton EO.

Ai këto deklarata i bëri në 20 vjetorin e themelimit të Rinisë Demokratike ku foli edhe për bllokadat që siç tha ai, ata që kanë dalë të parët në zgjedhje po ia bëjnë vendit.

Lexo më shumë:

Të ngjashme