Balija: Qasja në financim nga bankat e Kosovës më e larta në rajon

Prishtinë | 02 Maj 2018 | 11:16 | Nga

Sipas raportit të fundit të OECD ‘Konkurueshmëria në Evropën Juglingore’, qasja në financimin nga bankat është më e larta në rajon.

Në këtë raport për vitin 2018, sektori bankar në Kosovë vlerësohet në superlativ në kategoritë të cilat merren për
bazë për përcaktimin e qasjes në financa siq është konkurrenca në sektorin bankar, kërkesat për kolateral, ofrimi i kredive dhe ndërmjetësimi në risk, etj.

Z. Petrit Balija, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës tha se kjo është një arritje e rëndësishme për sektorin bankar në Kosovë, veçanërisht kur kemi parasysh se bankat në Kosovë afarojnë në një mjedis me sfida të shumta siq është kapaciteti i ulët ekonomik, informaliteti i lartë, dhe vështirësitë në zbatimin e kontratave.

Prandaj, këto rezultate të sektori bankar janë mjaft inkurajuese pasi që rritja e qasjes në financa nënkupton lehtësim për
zgjerimin e bizneseve dhe plotësimin e nevojave të ekonomive familjare për financim.

Kosova është vlerësuar më lartë në rangim me Shqipërinë, Bosnjën dhe Malin e Zi, dhe në nivel të njëjtë me Maqedoninë dhe Serbinë.

Të ngjashme