Daci informon diasporën për mundësitë e investimeve në Kosovë

Prishtinë | 27 Nën 2017 | 12:25 | Nga

Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike Arian Daci, ka marrë pjesë në “Ditët e Dialogut me Diasporën” në Koln të Gjermanisë.

“Është kënaqësi që në emër të zëvendës-Kryeministrit dhe Ministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike zotëri Dardan Gashit, t’ju përshëndes dhe t’ju falënderoj për sot që jemi bashkë dhe që ndajmë informacionet më të reja nga trojet tona dhe Diaspora” ka thënë me këtë rast,ministri Daci.

Në panelin e organizuar ku morën pjesë figura të shquara të Institucioneve të të dyja shteteve dhe diasporës shqiptare, ministri Daci konfirmoi se Ministria e Diasporës ka nisë të mendoj me një qasje të re, më progresive ndaj diasporës shqiptare.

“Nëse ju dëshironi të investoni në Kosovë dhe duhet të sjellni mjetet përkatëse dhe makineritë punuese për të nisë biznesin tuaj në Kosovë, po ju informoj me gojën plot se nuk do të paguani taksa për këto që përmenda. Ju jap dhe një lajm të mirë se jemi në përfundim të procesit të rregullimit të blerjes së policave kufitare dhe shumë shpejt, ato do t’I gjeni online dhe nuk do të ju duhet të prisni rradhë të gjata nëpër kufi, kur të ktheheni në vendin tuaj. Ndërsa së shpejti do t’i heçim tërsisht” – ka thënë Ministri Daci.

Me këtë rast, interesimi I Diasporës shqiptare për të investuar në Republikën e Kosovës ishte i dukshëm. Të interesuarit informoheshin për politikat dhe strategjitë, lehtësirat dhe përfitimet e të bërit biznes në atdheun e tyre.

Në këtë takim pos Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, mori pjesë dhe Kryetari I Bashkisë së Koln-it dhe Sekretarja e Shtetit Guler.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme