Fillon punimet konferenca e parë e ndërtimit, ka për qëllim të zgjidh problemin nga ndotësit

Prishtinë | 02 Pri 2018 | 09:54 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

vNë Prishtinë ka filluar konferenca për Ndërtim në Kosovë, e cila është organizuar nga mediumi “Ndërtim” dhe mbahet për herë të parë në vendin tonë.

Në këtë konferencë dy ditore po marrin pjesë arkitektë dhe inxhinierë shqiptarë më me nam, për të diskutuar tema të rëndësishme që kanë të bëjnë me këtë fushë, raporton Ekonomia Online.

Konferencën e nisi kryeredaktori i mediumit “Ndërtimi.info”, Uran Haxha, i cili ngushëlloi familjen e së punëtorit 23-vjeçar që humbi jetë në vendin e punës.

E drejtori i këtij mediumi, Valon Vataj, tha se  kjo konferencë ka ardhur si rezultat i problemeve në ndërtim dhe për qëllim ka që të nxjerrë rekomandimet për fushën e ndërtimit të cilat do të jenë udhërrëfyes për të zgjidhur këto probleme.

Ai shtoi se konferenca ka për qëllim të zgjidh problemin nga ndotësit e ndërtimit.

Gjithashtu ka thënë se vitin e ardhshëm konferenca do të zgjerohet.

Në konferencë do të ketë panele diskutimi dhe prezantime. Dita e parë e konferencës do të ketë panele diskutimi në temat “Identiteti Arkitekturor i Kosovës” dhe “Ballafaqimi i Ballkanit me Urbanizëm”.

Konferenca do të vazhdojë edhe më 3 prill, ditën kur do të flitet për “Degradimin e Tokave Bujqësore nga Ndërtimi” dhe “Ndërtimi si ndotës”.

Pjesëmarrës në konferencë do të jenë: arkitekti Përparim Rama, inxhinieri Bardhyl Halitjaha, kryetari i Asociacionit të Arkitektëve të Shqipërisë, Armand Vokshi, kryetari i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, Astrit Nixha, urbanisti Dukagjin Hasimja, urbanisti shqiptar Flamur Kuqi, arkitekti Bekim Ramku, arkitekti Rron Beqiri, arkitekti Shpetim Maraj, arkitekti dhe dekani i Fakultetit të Arkitekturës “Polis”, Ledian Bregasi, ambientalisti Labi Salihu, dekani i Fakultetit të Bujqësisë në Tiranë, Fatbardh Sallahu, Afrim Sharku, Luan Hasanaj nga Organizata “Let’s Do It Kosova”, Jehona Gjurgjeala nga Organizata “Toka” dhe të tjerë.

Të ngjashme