GAP: Buxheti i vitit 2018 i pamjaftueshëm për uljen e varfërisë

Prishtinë | 12 Dhj 2017 | 08:05 | Nga

Rritja e buxhetit për skemën e ndihmës sociale për 15 për qind është e pamjaftueshme që përfituesit t’i ikin pragut të varfërisë. Sipas analizës që Instituti për Studime të Avancuara – GAP i ka bërë Projektligjit për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018, me gjithë premtimin e Qeverisë për rritje të buxhetit për skemën e ndihmës sociale për 20%, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, dhe se në Projektligjin për buxhetin e 2018-s parashihet rritje prej vetëm 15 për qind.

Buxheti për këtë kategori, sipas Projektligjit që të dielën e javës së kaluar ka kaluar në lexim të parë në Kuvend, nga 27.4 milionë sa ka qenë është rritur në 31.4 milionë euro, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Por edhe një rritje e tillë është e pamjaftueshme që përfituesit e ndihmës sociale t’i ikin pragut të varfërisë së skajshme. Konkretisht, me këtë rritje prej 15%, shuma që do të marrin përfituesit arrin të mbulojë vetëm 61% të shumës së nevojshme për t’i ikur pragut të varfërisë së skajshme”, thuhet në analizën e Institutit GAP.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme