Hajdari thotë se kanë pasur problem në zbatim të Ligjit për shoqëritë tregtare

Prishtinë | 27 Kor 2021 | 12:43 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Komisionin për Ekonomi, ka raportuar ministrja e Industrisë, Ndërrmarësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari në lidhje me Ligjin e shoqërive tregtare, raporton Ekonomia Online.

Sipas saj, sa i përket këtij ligji kanë avancuar, por  hasur edhe në problematika si me rastin e sanksioneve.

“Arritjet e deritanishme mbi ligjin për shoqëritë tregtare, lidhur me sanksionet kemi hasur në vështirësi në të cilat ka arritur në zbatim ky ligj dhe që janë nga më të ndryshmet e që ne si ministri i kemi adresuar dhe kemi punuar në këtë drejtim”, tha Hajdari.

Kryesuesja e grupit punues, Mimoza Kusari-Lila iu drejtua ministres se kanë filluar diskutimet mbi ligjin për shoqëritë tregtare ku janë identifikuar disa probleme si me ARBK-në por edhe me bizneset individualisht dhe lëvizja anasjelltas.

“Ne kemi interes që të kemi shkëmbim të informatave në mes të dy sistemeve, dhe jemi të përkushtuar në ndihmesën e bizneseve dhe bashkëpunimin e ndërsjellët”, tha Hajdari.

Ministrja poashtu tha se janë në proces për dhënien e tri granateve pikërisht të udhëhequra nga gratë, pasi edhe diskutimi ka vazhduar mbi kuotën gjinore dhe të drejtat e grave në biznes.

Ferat Shala nga PDK-ja ka pyet ministren lidhur me bashkëpunimin me universitetet që prodhojnë kuadro për tregun e punës.

Ministrja në anën tjetër iu përgjigj Shalës se është e vërtetë se nuk ka pasur edhe shumë bashkëpunim sa i përket fakulteteve të ndryshme për krijimin e vendeve të punës.

Driton Hyseni nga VV-ja pyet ministren se a do kemi shpejtë një kryetar të ri të ARBK-së dhe jo të punohet me ushtrues detyre.

Ministrja tha se shumë shpejtë ky institucion do të bëhet me kryeshef ekzekutiv, raporton EO.

Edhe deputeti i VV-së, Armend Muja adresoi disa pyetje te ministrja mbi kuotën dhe çështje të bashkëpunimit me institucionet e tjera.

Të ngjashme