Hamza beson se koalicioni i ka numrat për votimin e buxhetit

Prishtinë | 30 Jan 2019 | 10:54 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave (MF), Bedri Hamza tha se nëse nuk do të aprovohet buxheti për vitin 2019 atëherë nuk do të bëhet asnjë pagesë për muajin shkurt.

Hamza në hollin e Kuvendit, para fillimit të seancës shtoi se edhe pse shteti ka para në dispozicion nuk do të jetë në gjendje t’i kryej të gjitha pagesat, raporton Ekonomia Online.

“Dëshiroj të jem pozitiv dhe të besoj që buxheti do të kalojë. Shteti ka nevojë që ta ketë buxhetin e aprovuar. Janë kryer të gjitha procedurat”.

“Komisioni për Buxhet dhe Financa dje ka aprovuar të gjitha procedurat finale për buxhetin për vitin 2019. Për muajin shkurt duke parë situatën që buxheti mundet me ardhur në seancë në fund të këtij muaji dhe deri të hy në fuqi e të shpallet në gazetën zyrtare kalon pak kohë”.

“Nëse buxheti aprovohet presim që pjesën e dytë e shkurtit të vazhdohet me buxhetin për vitin 2019. Në situatën hipotetike nëse vendi nuk ka buxhet të aprovuar asnjë pagesë në muajin shkurt nuk mund të ndodhë përveç pagesave për borxhe. Nëse vendi mbet pa buxhet nuk ka mundësi të kryhen pagesa edhe pse shteti ka para në dispozicion”.

Hamza beson se koalicioni qeverisës i ka numrat për votimin e buxhetit për këtë vit, raporton EO.

“Besoj që deputetët do ta votojnë buxhetin. Unë besoj që i kemi numrat për votimin e buxhetit. Ne e dimë që në leximin e parë ka pasë një marrëveshje mes partive janë disa kishte një pjesë është plotësuar dhe besoj që janë krijuar kushtet që buxheti të shqyrtohet ne seancë dhe ta kalon”.

Ministri Hamza u pyet se çka do ndodhë nëse nuk plotësohet edhe kërkesa e PSD-së, për shkarkimin e ministrit Nenad Rikaloa, tha se nuk është nën autoritetin e tij.

“Kërkesa për shkarkimin e Rikalos nuk është në autoritetin e ministrit”.

Të ngjashme