Hamza: Koncept-dokumenti për lojërat e fatit, nuk synon punësim por rregullim të ligjit

Prishtinë | 11 Jan 2019 | 12:39 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri Financave, Bedri Hamaza, ka dhënë informatë sa i përket  koncept-dokumentit për lojërat e fatit.

Në mbledhjen e kabinetit qeveritarë, Hamaza tha se ky projektligj është me direktiva të Bashkimi Evropian dhe koncept dokumenti, sipas tij, ka për qëllim të rregullohet me ligj, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Financave Bedri Hamza pohoi se projektligji duhet të rregullohet por nuk është qëllimi tek punësimi.

“Ky dokument derivon nga obligimet që i ka marr shteti i Kosovës, marrëveshja e Stabilizim-Asociimit dhe si bazë e ka marrëveshjen e Atabilizim Asociimit, programin e Qeverisë, Strategjinë Kombëtare për luftimin e ekonomisë joformale. Nuk është diçka e cila është nis nga Qeveria e aktuale. Do të ketë dëgjim publik për projektligjin. Qëllimi i projektligjit është që kjo fushë të rregullohet, por jo të krijoj punësim. Nëse është në përputhje me standarde të be-së të formalizohet sektori”, tha Hamza.

Në anën tjetër, kryeministri Ramush Haradinaj tha se për shkak të këtij projektligji ka qenë i sulmuar nga mediet

Ai shprehet se dëshiron që lojërat e fatit mos të lihen në vendbanime.

“Për mua i kisha heq krejt këto lojëra të fatit ose nuk i kisha lënë në vendbanime. Tash kam qenë shume i sulmuar nga mediat por dua të di çka është puna me to”, tha kryeministri.

Të ngjashme