Haradinaj nga Gjilani thotë se ka ende shumë treg të pambuluar nga prodhimet vendëse

Gjilan | 04 Mar 2019 | 14:44 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në vazhdën e vizitës në Gjilan ka vizituar fabrikën e prodhimit të mishit të pulave dhe vezëve “Konsoni”.

Kreu i ekzekutivit tha se në Kosovë ka ende shumë treg të pambuluar nga prodhimet vendëse, raporton Ekonomia Online.

“Kjo kompani ka mbërri më përfshi tregun e Kosovës. Është produkt i shëndoshe dhe i vërtetë. Ende nuk e mbulon tregun tonë me prodhime të vendit, me veze po por jo me mish të pulës dhe të shpezëve”.

Agim Sahiti, pronar i kompanisë “Konsoni”, tha se kjo është hera e parë që këtë kompani e viziton një kryeministër.

“Me këtë produkt duke rritë kapacitetin të rrisim edhe plotësimin nevojat e qytetarëve. Më mirë të blejnë produkte tona se sa të huaja”.

Ai tha se nuk frikësohen nga shtetet tjera, mirëpo tha se Kosova duhet të prodhojë më shumë vet dhe të mospres që të eksportohen produkte nga jashtë, raporton EO.

“Me u ndalu nuk mundet. Por mund të ketë kontroll më të rreptë. Duke pasë kontroll më të fortë mund të ketë me pak eksport”.

“Ne nuk kemi frikë prej shteteve tjera sepse jemi konkurrentë, por nuk mund ta përballojmë produktin me çmim të lirë që nuk ka arsye me qenë aq i lirë”.

“Nëse në Kosovë përpunohet mishi i Kosovës atëherë së paku 10 milionë pula duhet të tjerat në vit e jo një milion”.

Të ngjashme