Investimet nga jashtë në stagnim total, s’pritet të ketë stabilitet ekonomik as vitin tjetër

Prishtinë | 17 Kor 2020 | 12:22 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Investimet e huaja në Kosovë kanë stopuar dhe shumica prej tyre që janë në vendin tonë janë duke luftuar për mbijetesë. Kështu për Ekonomia Online ka thënë Emrush Ujkani, drejtor  ekzekutiv  i Këshillit  të  Investitorëve Evropian.

Megjithatë, Ujkani thotë se shumica e bizneseve i kanë pasur shpresat te Pakoja Emergjente, mirëpo sipas tij, ato janë goditur edhe në këtë pikë.

Ai thotë se nuk mund të pritet të ketë këtë vit investime, dhe sipas tij pasojat do të jenë për një periudh më afatgjate.

“Ne nuk flasim më për investim në këtë vend, investimet e huaja jo që kanë ra, por ka një stopim dhe ka një ndërprerje të përgjithshme të investimeve të huaja, luftën që janë duke e bërë një pjesë e mirë e bizneseve që janë prezentë tash për tash në vendin tonë është që të mbijetohet dhe ka prej atyre që janë në situata pak më ekstreme”.

“Një pjesë e mirë i kanë pasur pritshmërinë nga Pakoja Emergjente ku ne edhe në atë pikë i kemi godit, prandaj nuk mund të flasim për rënie sepse kemi një stagnim total dhe kjo nuk do të pritet që të ketë jo vetëm në këtë vit, por mendoj që pasojat do të jenë edhe për një periudhë pak më të gjatë”.

Ai thotë se edhe para pandemisë Kosova nuk ka qëndruar mirë me investitorët e huaj, por që sipas tij, tash stopimi i detyruar do të jetë më i theksuar.

Ujkani thotë se në këtë fazë e rëndësishme është ruajtja e investitorëve aktual, raporton EO.

“Ne edhe ashtu nuk kemi qëndruar mirë në të kaluarën, por do të jenë shumë më të theksuara në periudhën prej pas Covid dhe do të kalon një kohë deri sa të ketë stabilitet të qëndrueshëm ekonomik”.

“Nuk duhet të shikohet që klima e investimeve nuk është siç duhet në vendin tonë por duhet të shikohet edhe nga ata që investojnë sepse edhe pandemia nuk është se ka qenë e mëshirshme ndaj një ekonomie pak më e keqe se ndaj tjetrës, sepse ne shohim që ekonomitë perëndimore janë duke u goditur ditë e përditë me të madhe duke filluar edhe prej ShBA-së.

“Këto numra nuk do të jenë premtues sa i përket investimeve të huaja, me rëndësi është që t’i mbajmë këta që i kemi këtu”, ka thënë Ujkani.

Të ngjashme