Kastrati fton bizneset turke të investojnë në Kosovë

Prishtinë | 14 Tet 2016 | 12:22 | Nga

Në ditën e dytë të vizitës së zëvendësministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Avni Kastrati, dhe zëvendësministrit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Kurtan Kajtazi, në Bursa të Turqisë, u takuan me Oden e Tregtisë në Bursa, ku realizuan biseda dhe prezantuan më për së afërmi mundësitë e investimeve në Kosovë, lehtësirat të cilat i ofron vendi ynë për bizneset të cilat investojnë si dhe i njoftuan udhëheqësit e Odes për Aprovimin e Ligjit për Investime Strategjike.

Të dy zëvendësministrat dhe ekipi i tyre u takuan edhe me Shoqatën e Industrialistëve dhe Biznesmenëve të Bursës dhe Shoqatën e Biznesmenëve “RUMELISIAD”, ku biseduan me udhëheqësit e këtyre shoqatave për mundësitë e investimeve në vendin tonë, si dhe lehtësirat që u ofron Kosova për të bërë biznes.

Zëvendësministrat e Qeverisë së Kosovës shfrytëzuan rastin të vizitojnë dhe të takojnë përfaqësuesit e Shoqatës së Shqiptareve në Bursa, ku biseduan me ta për jetesën e tyre, vështirësitë që ballafaqohen, dëshirën e tyre për ta vizituar Kosovën, si dhe për mundësitë e investimeve të kapitalit të tyre edhe në Kosovë.

Gjatë kësaj vizite, zëvendësministrat kosovarë vizituan edhe Shkollën Profesionale “BUTGEM” në Bursa, ku panë në afërsi se si zhvillohet arsimi dhe kushtet që ofron kjo shkollë për gjeneratat e reja. Përfaqësuesit e kësaj shkolle shprehën interesimin e hapjes së një shkolle të tillë edhe në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme