Komisioni për Buxhet e voton rishikimin e buxhetit për sivjet

Prishtinë | 27 Kor 2021 | 11:20 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere me shumicë votash ka miratuar raportin me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, raporton Ekonomia Online.

Fillimisht mbledhja është shtyrë për 5 minuta në mungesë të kuorumit.

Avdullah Hoti nga LDK-ja tha se buxheti është i natyrës se veçantë dhe është për keqardhje që kanë kaluar amendamentet pa diskutim.

“Në gjitha rastet edhe kur ka zvogëlim edhe rishikim të buxhetit ka pasur harmoni edhe me opozitën dhe buxheti është i natyrës së veçantë”.

:Shpreh keqardhje për mënyrën se si i keni kaluar amendamentet, dhe se si duhet të përimtohen këto amendamente”.

Eman Rrahmani nga VV-ja tha se i ka ardhur fundi pazareve politike dhe të jetë e qartë që ky është rishikim i buxhetit dhe jo një buxhet i ri.

“Normalisht që refuzohen kërkesat që janë pa bazë, dhe mbesin në letër, kt është thjesht rishikim i buxhetit dhe jo një buxhet i ri. Mendoj që nuk ka kohë me u bw pazare me partitë politike”.

Pal Lekaj nga AAK-ja tha se është bërë një padrejtësi në këtë Komision lidhur me amendamentet e buxhetit.

“Është bërë e padrejtë për kryetaret e komunave, dhe të jeni më realistë, por sidomos të bashkëpunohet, pasi nuk është në interesin e Aleancës që të dëmtohet buxheti”.

“Pse ka kaluar amendamenti i Albena Reshitaj e cila ka dhënë votën e presidentes, dhe aty është pazari dhe jo te ne”, tha Lekaj.

Mërgim Lushtaku nga PDK-ja tha se reagimi i pozitës është shqetësues, raporton Ekonomia Online.

“Reagimi i pozitës po më shqetëson, ne kemi shumë tema nga më të ndryshmet si për shtesat nga fëmijët dhe çështje të tjera që nuk i keni mbështetur”, tha Lushtaku.

Lexo më shumë:

Të ngjashme