Komisioni për Buxhet përkrah Projektligjin për Tatimin në Pronën e Paluajtshme

Prishtinë | 24 Tet 2017 | 16:30 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisionit për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës e ka shqyrtuar në parim Projektligjin për Tatimin në Pronën e Paluajtshme.

Projektligjin, para anëtarëve të Komisionit, e paraqiti ministri i Ministrisë së Financave, Bedri Hamza.

Me këtë rast, ai foli për rëndësinë dhe objektivat që është paraparë të arrihen nëpërmjet këtij Projektligji, duke nënvizuar se qëllimi parësor është të krijohet një sistem modern dhe fikas i tatimit në pronë.

Anëtarët e Komisionit paraqitën vërejtjet dhe rekomandimet e tyre, ndërkaq, në fund, me shumicë votash e përkrahën procedimin e mëtejmë të këtij Projektligji.

Të ngjashme