Lekaj: Kontrata me “Bechtel&Enkan” nuk e lejon publikimin e saj

Prishtinë | 23 Jan 2018 | 13:28 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kërkesës së deputetëve për publikim të kontratës me konsorciumin “Bechtel&Enka”  iu kundërpërgjigj ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj. Ai sqaroi se në kontratë se nuk lejohet publikimi i saj.

Andaj sipas tij, ai nuk mund të bëj një gjë të tillë pasi është shkelje e ligjit dhe se publikimi i saj mund të bëhet vetëm nëse gjykata e kërkon atë, raporton Ekonomia Online.

Këto komete ai i bëri në komisionin parlamentar për Zhvillim Ekonomikë, Industri, Tregti, Industri  dhe Zhvillim Rajonal, ku ishte ftuar që të raportonte për pagesën prej 63 milion eurosh nga kësja kompania për arsye të vonesave të pagesave nga qeveria e kaluar.

“Edhe për mua është e çuditshme se pse është nënshkruar një kontratë e tillë në të cilin thuhet se nuk lejohet publikimi i kontratës. Unë jam i thirrur që të zbatoj kontratën sepse moszbatimi i saj është shkelje e ligjit. Ajo çfarë mund të bëjë është që të kërkoj ndihmën e gjykatës dhe publikimin e saj mund të bëj vetëm nëse gjykata e kërkon këtë”.

“Unë nuk e di se pse e kanë nënshkrua këta. Mua më obligon kontrata që mos me publiku sepse nëse e publikoj këtë dëmi është shumë më i madh se ky që po e diskutojmë”.

Ishin deputetët e këtij komisioni që kërkuan që kontratat që publikohet në mënyrë të dihet qartë se pse ka ardhur deri te vonesa e pagesave për punën e kryer nga kompania, raporton EO.

Lekaj për këtë çështje ka paralajmëruar rrezikun për edhe një padi të re në Arbitrazh.

Të ngjashme