OEK mirënjohjen e vitit ia ndan kompanisë “Mabetex Group”

Prishtinë | 27 Dhj 2016 | 13:05 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oda Ekonomike e Kosovës, ka ndarë mirënjohjen e vitit për kompaninë “Mabetex Group”, me rastin e 25-vjetorit të themelimit, si dhe për kontributin e dhënë në zhvillimin ekonomik, stabilitet social, promovim të produkteve vendore dhe përmirësim të imazhit të Kosovës.

Kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu, tha se është koha kur në Kosovë të fillohet me promovimin e vlerave të ndërmarrësisë kosovare.

Gërxhaliu tha se heronjtë e Kosovës pas luftës janë biznesmenët të cilët kontribuojnë në punësim, gjenerojnë me të hyrat, arrijnë stabilitet social, i përshpejtojnë proceset integruese dhe mbi të gjitha e përmirësojnë imazhin e dëmtuar të Kosovës.

“Në qoftë se një kompani vendore arrin të punësojë 3000 persona në këtë kohë të krizës, arin që brenda viti të eksportojë në vlerë prej 50 milionë euro, arrin ta ketë një plan dinamik të investimeve për vitin 2017-2018, është më e vogla çka kemi bërë për këtë kompani”, tha Gërxhaliu, duke shtuar se atë çfarë është duke bërë ‘Mabetex’ duhet të jetë motiv për bizneset tjera, por duhet të jetë edhe prekje institucionale që kur të flitet për zhvillim ekonomik të bëjnë më tepër.

Më tej i pari i OEK-ut tha se integrimi ekonomik në familjen evropiane nuk arrihet nga aspekti politik, por nga dimensioni ekonomik.

Presidenti i kompanisë “Mabetex Group”, Behgjet Pacolli, pasi falenderoi OEK-un për vlerësimin dhe ndarjen e mirënjohjes tha se ekzistenca e kësaj kompanie në Kosovë është kuptimplotë, sepse i kontribuon situatës sociale në vend, punësimit, të hyrave buxhetore dhe rritjes ekonomike.

“Vetëm në Kosovë janë të punësuar mbi 3000 mijë punëtorë, ndërsa jashtë Kosove janë diku rreth 10 mijë njerëz që punojnë për ‘Mabetex’, ndërsa prej tyre janë diku 60 për qind shqiptarë”, tha Pacolli.

pacolli pacolli1 pacolli2 pacolli3 pacolli4

Të ngjashme