OEK-u shpërblen bizneset e suksesshme, Rukiqi kërkon nga politikanët të jenë më të përgjegjshëm

Prishtinë | 17 Dhj 2019 | 20:53 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oda Ekonomike e Kosovës ka organizuar Gala Mbrëmjen ku edhe ka shpërblyer tatimpaguesin, eksportuesin dhe punëdhënësin e vitit 2019, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, në hapje të kësaj mbrëmje tha se institucioni që ai udhëheq po rritet nga viti në vit.

“Jam shumë i lumtur sonte në këtë moment. Familja jonë e madhe po rritet nga viti në vit dhe sonte po e shoh më shumë rritje se vitin e kaluar dhe një performancë e jashtëzakonshme e bizneseve. Ne si OEK e shohim si shtëpi të ndërtuar me themele, të ndërtuar nga ata që paguajnë taksa, krijojnë vende pune, investojnë dhe eksportojnë. Sonte në këtë sallë është më shumë se 90 për qind e buxhetit të shtetit, mbi 30 për qind e GDP-së sëvendit”, tha ai.

I pari i OEK-ut tha se besojnë në biznes dhe ndërmarrësi e inovacion me rast janë të gatshëm të hapin mijëra vende pune, por kërkoi angazhimin edhe të institucioneve shtetërore dhe përgjegjësi nga liderët politikë.

“Ne besojmë në biznes, në ndërmarrësi, në inovacion për të krijuar mijëra mijëra vende pune për të rinjtë. Kemi çka flasim dhe çka tregojnë për bizneset kosovare se ato janë këmbëngulëse dhe duhet të vazhdojnë të jenë këmbëngulëse. Sot në vendin tonë kemi njerëz pa vende pune dhe paradoksalja është se kemi vende pune por pa njerëz të gatshëm për treg të punës. Liderët që i kemi përzgjedhur duhet të jenë më të përgjegjshëm. Krizat e vazhdueshme politike, dështimet që ta formojnë një qeveri stabile janë të pashëndetshme për bizneset kosovare”, tha ai.

Në këtë mbrëmje ishin të pranishëm përfaqësues të ambasadave të vendeve të ndryshme të akredituara në Kosovë, biznese, afaristë, politikanë e shumë dashamirë të ekonomisë dhe biznesit, të cilët patëm mundësi edhe të argëtohen.

Ndërsa në fund kryetari i OEK-ut Berat Rukiqi, së bashku me presidentin Hashim Thaçi ndan mirënjohje për biznesët vendëse që kontribuan në zhvillimin ekonomim të vendit.

Ndërsa çmine u ndan për tatimpaguesin, eksportuesin dhe punëdhënësin e vitit 2019.

Të ngjashme