Rukiqi: Kosova nuk e ka luksin të humbë asnjë vend pune

Prishtinë | 07 Kor 2020 | 11:40 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka bërë të ditur se Kosova nuk e ka luksin të humb asnjë vend të punës.

Rukiqi përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se nesër do t’u drejtohet me letër të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për të apeluar për veprim të shpejtë institucional në përkrahje të bizneseve.

Ai ka marrë edhe shembullin e një ndërmarrje në të cilën është bashkëpronar e që sipas tij do të detyrohen të shuajnë së paku 25 vende të punës.

“Çka nënkupton për këtë biznes, mosveprimi i shpejtë institucional në përkrahje të bizneseve. Do të detyrohemi të mbyllim së paku disa pika të shitjes, së paku 25 vende pune do të shuhen”, ka shkruar Rukiqi.

Kosova nuk e ka luksin të humb asnjë vend punePër ata që nuk e kanë të ditur dhe për disa tjerë që qëllimisht i jepin…

Gepostet von Berat Rukiqi am Dienstag, 7. Juli 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme