Shoqata e Bankave të Kosovës dënon grabitjen e filialit të BKT-së

Prishtinë | 01 Pri 2022 | 11:53 | Nga Ekonomia Online

Shoqata e Bankave të Kosovës ka reaguar pas grabitjes që ju bë filialit të Bankës Kombëtare Tregtare këtë të premte.

Në njoftimin e thuhet thuhet se e dënojnë ashpër këtë akt kriminal si dhe kërkojnë nga autoritetet përgjegjëse të jenë më të përkushtuara për parandalimin e zbulimin e këtyre rasteve.

“Shoqata e Bankave të Kosovës e dënon këtë akt kriminal dhe kërkon nga autoritetet përgjegjëse që të jenë më të përkushtuara për parandalimin, ndjekjen dhe zbulimin e këtyre rasteve dhe njëkohësisht kërkojmë që institucionet e drejtësisë të sigurojnë faktet e nevojshme për të shqiptuar dënimet më të larta sipas ligjit të cilat do të dekurajonin këto sulme që cenojnë rëndë jetën dhe pronën në Kosovë”.

Tutje, thuhet se në vitet e fundit sektori bankar është ballafaquar me një numër të lartë të sulmeve të armatosura e këtë po e shohin si një shqetësim serioz.

“Në vitet e fundit sektori bankar është ballafaquar me numër të lartë të sulmeve të armatosura, gjë që paraqet një shqetësim serioz për këtë sektor. Siguria e bizneseve për të afaruar lirshëm është e garantuar dhe duhet të mbrohet me çdo kusht nga institucionet e sigurisë, prandaj kërkojmë veprime konkrete dhe të menjëhershme nga autoritetet përkatëse për të ofruar një ambient të sigurt për bizneset dhe qytetarët në Kosovë” thuhet në njoftimin e ShBK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme