“Sowi Kosovo LLC” do të investojë 169 milionë euro në ndërtimin e parkut me erë në Mitrovicë

Prishtinë | 28 Jan 2019 | 10:55 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është mbajtur takimi i Këshillit Ndërministror për Investime Strategjike.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se nga sot po fillon historia përmes së cilës Kosova do përfitoj nga investitorët e huaj derisa ka falënderuar qeverisjen Mustafa për kontribut, raporton Ekonomia Online.

“Ministri Lluka e ka dërguar një zëvendësues te vetin dhe nuk është mirë kështu sepse është takim i rëndësishëm. Kjo është ngjarja jonë, nisja me investitorin e parë strategjik. Dua të falënderoj qeverinë Mustafa që ishte para meje që i ka kry detyrat e saj. Nga sot mund të themi se filloj historia, filloj marrëdhënia e re me investitor strategjik. Një kompani i ka përmbush parametrat e parë për shqyrtim. Është investimi me i madh ne energjinë e ripërtërishme, kësisoj ne po ecim rrugës që ja kemi borxh këtij vendi”, ka thënë Haradinaj.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala ka thënë se janë 12 investitor të huaj të cilët janë të interesuar të investojnë në Kosovë, raporton EO.

“Unë e konsideroj si një të arriturat më të mira të kësaj qeveria. Kemi 12 aplikime për investitor strategjik. Një nga aplikuesit ka plotësuar kriteret dhe për ne është koha të formojmë grupin operacional që do ta bëjë shqyrtimin e dokumentacionit të këtij investitori. Është parku me erë investim me 69 milion euro. Ky është investimi më i madh i huaj që nga pas lufta”, ka thënë Shala.

Lexo më shumë:

Të ngjashme