Zeka: Kërkohet fond urgjent nga Qeveria e Kosovës për sektorin privat

Prishtinë | 23 Mar 2020 | 15:25 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës duhet të krijojë një fond urgjent për tu dalë në ndihmë bizneseve private, pas mbylljes së shumicës së tyre si masë parandaluese në luftën ndaj Coronavirusit.

Ky propozim për Qeverinë vjen nga odat ekonomike në vend.

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës, Arian Zeka në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se pas vendimit të Qeverisë për tu mbyllur disa ndërmarrje, si pasojë e masave parandaluese për përhapjen e Coronavirusit, më të goditurat mund të jenë bizneset e sektorit privat.

 “Ne në  fazën fillestare e kemi propozuar një fond emergjent. Po i afrohemi fundit të muajit Mars, një pjesë e ndërmarrjeve aktivitet ekonomike të cilat janë ndërprerë dhe nuk do të jenë në gjendje të shtyjnë detyrimet e tyre operacionale dhe ndaj punonjësve të tyre. I kemi propozuar qeverisë një fond emergjent, pas krijimit të kësaj situate”.

“Zgjidhja në sektorin privat është ta ketë mbështetjen nga qeveria, sepse,  është sektori që koontribon më së shumti në të hyrat në buxhetin e vendit. Natyrisht është fare e drejt të ketë mbështetjen direkte nga shteti” shtoi Zeka.

Ai ka thënë se pas shpërthimit të pandemisë së Coronavirusit, Oda Ekonomike Amerikane, me disa asociacione biznesi kanë propozuar një dokument me masa konkrete për të minimizuar ndikimin negativ që pandemia do të ketë mbi sektorin privat.

Zeka tha se kanë propozuar që 5%  të bruto produktit të jenë planifikuar për buxhetin e vitin 2020, në mbështetje të sektorit privat.

Ai ka thënë se në këtë mënyrë mund të shpëtohen shumë ndërmarrje.

“Tashmë kemi informata që janë duke i konsideruar një pjesë të propozimeve që ne i kemi dorëzuar. Dokumenti i është dërguar kryeministrit Albin Kurti,  javën e kaluar. Gjatë diskutimit që kemi pasur me ministrat, na është bërë me dije që tashmë kanë filluar  t’i analizojnë propozimet tona. Ne kemi propozuar që 5 % e bruto produktit të vihet në sektorin financiar”.

“Po flasim për qindra miliona të cilat po që se riorientohen nga shpenzimet kapitale që janë planifikuar për buxhetin e vitin 2020 në mbështetje të sektorit privat,  mund të na ndihmojnë që pasojat të jenë minimale dhe në këtë mënyrë t’ia dalim të shpëtojmë sa më shumë ndërmarrje. Kosova ka një buxhet të kufizuar dhe duhet të ruhet likuiditeti në ekonomi”, shtoi më tej Zeka.

Oda Ekonomike Amerikane në bashkëpunim me disa asociacione të tjera të biznesit tashmë kanë propozuar një dokument me masa konkrete.

“Këto masa besojmë se duhet të merren edhe në këtë fazë emergjente në të cilën po kalojmë pas shpërthimit të pandemisë së Coronavirusit, por edhe më vonë si masa rikuperuese për të minimizuar ndikimin negativ që pandemia do të ketë mbi sektorin privat dhe mbi ekonominë në përgjithësi. Kur po flasim për ndërmarrjet më të goditura natyrisht edhe për të ndihmuar punonjësit e atyre ndërmarrjeve që do të ndikohen si pasojë e masave parandaluese për përhapjen e Coronavirusit”.

“Një pjesë e madhe e aktiviteteve ekonomike tashmë janë reduktuar. Ka disa ndërmarrje puna e të cilave është ndërprerë në tërësi,  si pasojë e vendimit të qeverisë të cilat janë marrë me qëllim të kufizimit të përhapjes së pandemisë. Në njërën anë sa i përket ruajtjes së sigurisë kanë qenë veprime të dobishme,  por do të kenë ndikim në ekonominë e vendit dhe atë globale në tërësi”, deklaroi Zeka.

Të ngjashme