Këngëtarja e mirënjohur, Eliza Hoxha, pas shumë kohësh i është rikthyer konkurrimit në Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.
“Peng” titullohet kënga e saj, e cila është një baladë që kësaj here e ka sjellë Elizën si kantautore, ngase muzikën dhe tekstin i ka realizuar vet.
Për orkestrimin e saj është kujdesur kompozitori i njohur nga Shqipëria, Adi Hila.
Eliza është prezantuar në natën e parë të festivalit, ku ka interpretuar live këngën e saj para publikut në Pallatin e Kongreseve.
Veshur me shumë klas në një kostum blu të punuar nga stilistja Flutura Dedinja, Eliza dukej magjike me paraqitjen e saj.
Performanca e saj u cilësua mjaft e veçantë dhe potenciale, duke lënë mbresa te publiku me interpetimin e saj korrekt.
Për gjithë këtë emocion, këngëtarja shqiptare u shpreh me një dedikim në rrjetin social Instagram.
“Nata 1, nuk di me përshkru emocionin. 100 herë falënderuese për Adi Hila për orkestrimin e këngës, Flutura Dedinja për veshjen fantastike, miq e kolegë, publik që nuk më keni harruar, u jam shumë mirënjohëse! Familjes sime dhe juve”, ka shkruar artistja në Instagram.
Përndryshe, ajo është kualifikuar për në finalen e edicionit të 57-të të Festivalit të Këngës në RTSH dhe pritet të ngjitet sërish në skenë natën e së shtunës.