Elon Musk kompleton blerjen e Twitterit

Prishtinë | 28 Tet 2022 | 08:59 | Nga Ekonomia Online

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, e ka kompletuar blerjen e mediumit social, Twitter, sipas mediave amerikane dhe një investitori në firmë.

Në momentin e finalizimit Musk ka postuar në këtë rrjet social: zogu është çliruar!

Kjo njëherësh i ka dhënë fund sagës ku kjo cështje shkoi deri në gjyq, ku Twitter kërkoi që miliarderi amerikan ta respektonte ujdinë të cilës tentonte t’i ikte, shkruan BBC.

Ndërkaq, vetë Twitteri ende nuk e ka konfimuar marrjen përsipër të këtij rrjeti social nga themeluesi i SpaceX.

Të ngjashme