Emërllahu dhe Firmino në procedurë disiplinore

Prishtinë | 26 Jan 2023 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka hapur procedurë disiplinore ndaj Lindon Emërllahu të Ballkanit dhe Alef Firminos të Llapit.

Të dy futbollistët u përjashtuan me karton të kuq për shkak të shtyrjes dhe kacafytjes në fund të ndeshjes së Superkupës që u zhvillua të shtunën e shkuar në Antalia të Turqisë.

Ballkani doli fitues i Superkupës, pasi mposhti Llapin me rezultatin 1:0.

Të ngjashme