Emiratet e Bashkuara Arabe vazhdojnë ndihmën për Kosovën

Prishtinë | 28 Shk 2020 | 10:51 | Nga Halide Rexhepi

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, dhe  Mirza As Saeg, shef i kabinetit të ministrit të Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe njëherësh edhe anëtar i Fondacionit Al Maktoum nga Dubai, kanë mbajtur konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.

Myftiu Tarnava falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën në çdo etapë të saj.

Tërnava përkujtoi se EBA është shteti i pare arab qe e ka njohur shtetin e Kosovës.

“Dëshiroj të falënderoj shtetin mik, Emiratet e Bashkuara popullin, të cilët qëndruan gjithmonë pran popullit të Kosovës.  Neve na kujtohet para 20 viteve kur populli i Kosovës u dëbua dhe ne nuk harrojmë ndihmën kur Emiratet e Bashkuara dërguan ndihma dhe u kujdesën për të dëbuarit nga Kosova për  në Shqipëri dhe Maqedoni, dhe marrjen pjesë të ushtrisë të emirateve me misionin e NATOS të cilat qëndruan për rreth 2 vite në Vushtrri”.

“Ky është shteti i parë arab që e njohu Kosovën dhe e mbështeti Kosovën në anëtarësimin në mekanizma ndërkombëtarë, marrëdhëniet e Kosovës me Emiratet e Bashkuara janë të thella dhe janë shumë të forta, fal udhëheqjes së këtij shteti, por edhe të prononcimit të Dubait, sheh Mihamed”, tha ai.

Ndërsa Mirza As Saeg, shef i Kabinetit të Ministrit të Financave të Arabisë Saudite foli për marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes të shtetit të Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara.

Ai lavdëroi popullin e Kosovës, duke e quajtur dashamir dhe për këtë tha se ndjejnë obligim për të vazhduar bashkëpunimin dhe ndihmën.

“Myftiu i nderuar sqaroi shumë gjera qe i ka bërë shteti arab për Kosovën, dhe me mundin e të njeriut ish kryetarit të emirateve të bashkuara arabe, qeverisë së Emirateve të Bashkuara dhe të gjitha fondacioneve arabe, duke parë në Kosovë më popull dashamir dhe të respektuar na bënë të ndjehemi krenar dhe të ndjejmë obligim të vazhdojmë të punojmë në këtë vend, ky është një obligim që na obligon feja jonë ndërgjegjja jonë”.

“Gjatë 3 ditëve kam parë atë që po bënë Bashkësia Islame dhe na bënë të vazhdojmë mbështetjen, vizituam shumë komuna në Kosovë dhe vizituam vende të ndryshme për investime që ka në plan bashkësia islame ajo që me benë insistues është që të arrimë ti realizojmë këto projekte në të ardhmen”.

“Marrëdhëniet tona mes Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara janë në zhvillim e sipër çdo ditë dhe tregues për ketë janë këmbimet tregtare marrëdhëniet diplomatike, shtetet e emirateve e vlerësojnë shumë luftën për liri dhe pavarësi pasi edhe shteti jonë ka luftuar për liri dhe përkrahim çdo shtet i cili lufton për liri çdoherë. Emiratet pavarësisht zhvillimit nuk i harron shtetet mike të cilat kanë nevojë, dhe ndjehem i nderuar që të tregoj para jush se kërkesa e kombeve të bashkur për humanizëm nga emiratet e bashkuara janë tejkaluar”, tha ai.

Saeg premtoi investime në 3 projekte të ndryshme si dhe një në trajnimin e grave për rrobaqepësi produktet e të cilave do të shiten në emiratet e bashkuara.

“Dje kam vërejtur 3 projekte të cilat janë të arsyeshme për tu përkrahur në Pejë, një vakaf për bashkësinë  islame, dhe 2 në Skenderaj, pas takimeve me udhëheqësit u paraqitet edhe kërkesa për në arsim, fjalë diskutimeve me Naim Tërnavën projekti për pavarësimin e grave për kurse në rrobaqepësi ky projekt ka vend të veçantë tek un sepse u mundëson 50 grave të arrijnë pavarësinë e grave dhe ne do të jemi të gatshëm që ti blejmë produktet e tyre të cilat këtu i prodhojë”, tha ai.

Delegacioni i Emirateve të Bashkuara po qëndron në Kosovë, me ftesë të BIK-ut me ç’rast janë inauguruar edhe disa objekte të këshillave të Bashkësisë Islame nëpër komuna.

Të ngjashme