Enrique mbërrin në Londër për bisedime me Chelsean

Prishtinë | 05 Pri 2023 | 12:15 | Nga Ekonomia Online

Siç konfirmohet nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, Luis Enrique ka mbërritur në Londër, për të biseduar me Chelsean për punën e trajnerit në klub.

Enrique gjendet në Londër së bashku me përfaqësuesit e tij, pasi që e dëshiron 100% pozitën e trajnerit te Chelsea.

Por, Chelsea do t’i vazhdojë bisedimet edhe Julian Nagelsmann, pasi që trajneri gjerman shihet si kandidati favorit për ta marrë drejtimin e “Bluve” të Londrës.

Chelsea momentalisht është nën udhëheqjen e Bruno Saltor, i cili është në rolin e trajnerit të përkohshëm pas shkarkimit të Graham Potter.

Të ngjashme