Enver Hasani: Marrëveshja e propozuar për paqe e Albin Kurtit është primitive

Prishtinë | 28 Kor 2021 | 21:29 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e cilësoi si primitive marrëveshjen për paqe, të cilën kryeministri Kurti e prezantoi në Bruksel gjatë takimit me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Sipas Hasanit, ky dokument përmban referenca të cilat në të drejtën ndërkombëtare kanë dalë nga përdorimi që nga viti 1945.

“Do t’i veçoja dy dimensione të kësaj qasje; dimensioni i parë është juridik ndërkombëtar dhe dimensioni i dytë është dimensioni politik sa i përket rolit dhe rëndësisë së dialogut për Kosovën në këtë moment që po flasim. Dimensioni politik është se çdokush që merret me të drejtën ndërkombëtare dhe e njeh terminologjinë e të drejtës ndërkombëtare, atë tekst e merr si një tekst shumë primitiv, për shkak se përdorë terminologji që nuk i takon të drejtës ndërkombëtare në këtë stad të zhvillimit që është sot, në këtë shekull që jetojmë ne dhe që nga 1945 e tutje”, është shprehur ai.

“Kjo sepse marrëveshja e fundit që përdorë mos sulmim, mos agresion dhe ngjashëm është marrëveshja Molotov- Ribbentrop e ’39, dhe pas vitit ‘45 përdorimi i dhunës dhe forcës ka marrë dimension tjetër, lufta ka dalë jashtë ligjit dhe për pasojë asnjë marrëveshje e draftuar pas kësaj periudhe nuk përmban shprehje të tilla, por referenca që kanë të bëjë me ta zëmë stabilitetin ndërkombëtar, regjional, klauzola ekonomike, për kufij etj”, tha Hasani në Rubikon.

sh-kryetari i Kushtetueses tha se propozimi për paqe i Kurtit nuk ka relevancë në marrëdhëniet mes shteteve dhe si i tillë nuk mund të merret seriozisht as nga ndërmjetësuesit e dialogut.

“Arsyeja e dytë është dispozitat e saj janë të draftuara si t’i bësh në nene këto që po shohim ne, si të thuash neni 1 Adriatik Kelmendi është i ulur këtu, neni 2 Enver Hasani këtu. Referenca e dokumenteve me përjashtim të dy-tri është ‘soft low’ është e drejtë e butë që nuk ka relevancë në marrëdhëniet mes shteteve”.

Të ngjashme