Enver Peci përsëri kryetar i Gjykatës Supreme

Prishtinë | 09 Gus 2017 | 15:11 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetar i Gjykatës Supreme është zgjedhur Enver Peci me 7 vota për të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Kryesuesi i KGjK-së, Nejat Idrizi bëri të ditur historikun e kandidatëve, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, për kandidatin Erdogan Haxhibeqiri 5 gjyqtarë të kësaj gjykate kanë dhënë mendime të mira, për Enver Pecin 4 gjyqtarë, për kandidaten Nesrin Lushta 3 gjyqtarë dhe për kandidaten Valdete Daka vetëm 2 gjyqtarë kanë dhënë mendime të mira, raporton EO.

Kandidati Haxhbeqiri në tri vitet e fundit ka zgjedhur 287 lëndë, Nesrin Lushta 262 , Valdete Daka ka zgjedhur 246 lëndë dhe Enver Peci vetëm 35 lëndë.

Pas dekretimit të presidentit Enver Pecin do ta ushtrojë këtë detyrë me mandat 7 vjeçar, pa mundësi riemërimi.

Në janar të këtij viti anëtarët e KGJK-së kishin zgjedhur Enver Pecin për kreun e Supremes, e pas ankesës së Valdete Dakës, ishte anuluar vendimi për zgjedhjen e Pecit për kryetar, duke obliguar KGJK-në për përsëritje të procesit të votimit, pas ndryshimeve në rregulloren për zgjedhjen e kryetarëve të Gjykatave.

Të ngjashme