Enver Robelli shkruan për Jakup Krasniqin, reagon ashpër vajza e tij Gresa

Prishtinë | 05 Pri 2023 | 18:47 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Enver Robelli e ka shkruar një koment të tij pas adresimit të Jakup Krasniqit para gjyqit në seancën e sotme në Hagë, duke e titulluar si ‘Jakupi jemi ne’, shkruan Syri.net Kosova.

Por ajo që ka ra në sy është se poshtë komentit të tij në rrjetet sociale, ka reaguar me një status, vajza e Jakup Krasniqit, Gresa, që Robellin e ka quajtur një zero dhe një hiq, krahasuar me të.

“Enver, mundesh me qene gjithcka, mundet zoti edhe hane edhe diell me te bo. Por Jakup kurre.

Nese Jakupi eshte ajo mesatarja e kosovarit, ti je nen mesataren e kosovarit. Madje as nen, je zero, je nje asgje. Nje hic do te thoja!”, ka shkruar Gresa.

Të ngjashme