Eprori i Policisë, dëshmitar në gjykimin e Sami Lushtakut për “arratisjen nga QKUK-ja”

Prishtinë | 21 Tet 2019 | 10:00 | Nga Ekonomia Online

Ka filluar shqyrtimi gjyqësor në rastin e njohur si “Arratisja nga QKUK”, ku i akuzuar është ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku dhe djali i tij, ish-deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku.

Në seancën e sotme ishte planifikuar të dëgjohej në cilësinë dëshmitarit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Kosovës, Rashit Qalaj, i cili në kohën e arratisjes së pretenduar nga Prokuroria Speciale ishte Shef i Operativës në Policinë e Kosovës, raporton “Koha Ditore”.

Kryetari i trupit gjykues, Shashivar Hoti, ka thënë se Qalaj nuk do të intervistohet gjatë seancës se sotme për shkak që e ka lajmëruar gjykatën që ka pasur një ndërhyrje kirurgjike.

Në këtë seancë pritet që në cilësinë e dëshmitarit gjatë ditës se sotme të prezantoj një tjetër zyrtar policor.

Hoti, po ashtu, ka thënë që sot do të dëgjohet dëshmitari Afrim Ahmeti, i cili në kohën e arratisjes ka qenë zëvendësdrejtor rajonal i Policisë se Kosovës në rajonin e Prishtinës.

Gjykimi është ndërprerë për 15 minuta për shkak të mungesës se avokatit Arianit Koci, i cili në këtë rast penal e përfaqëson të akuzuarin Rrustem Rukollin.

Në këtë rast akuzohen edhe zyrtarë të shërbimit korrektues, zyrtarë shëndetësorë e familjarë të Lushtakut që sipas aktakuzës se Prokurorisë Speciale kanë ndihmuar në arratisjen e Lushtakut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme