Këngëtarja e njohur kosovare me famë botërore, Era Istrefi, ka uruar Kosovën për 11-vjetorin e Pavarësisë.
“Urime Dita e Pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Istrefi në një postim në Instagram.
Gjithashtu, ajo ka postuar edhe një fotografi ku shihet duke e bërë simbolin e shqiponjës në Rusi, gjatë kohës ku është mbajtur Kupa Botërore në futboll.
Kujtojmë se edhe Rita Ora e Dua Lipa kanë uruar Kosovën për 11-vjetorin e Pavarësisë.