Erdogan thotë se Turqia arrestoi gruan e Baghdadit, nuk e lë pa thumbuar ShBA-në

Prishtinë | 06 Nën 2019 | 14:40 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka njoftuar të mërkurën se forcat e vendit kishin kapur të afërm të shumëfishtë të liderit të vrarë të ISIS-it, Abu Bakr al-Bagdadi, duke përfshirë një nga gratë e tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gjatë një fjalimi në Ankara, presidenti turk njoftoi arrestimin e njërës nga gratë e Baghdadit dhe konfirmoi raportet e mëparshme se motra dhe kunati i terroristit gjithashtu ishin marrë në arrest nga Turqia.

Zyrtarët turq thanë se arrestuan motrën më të madhe të Bagdadi, Rasmiya Awad, të hënën. Ajo ishte me burrin e saj, nusen dhe pesë fëmijët kur u mor në arrest.

Bagdadi, thotë Associated Press, dihej se kishte katër gra.

Erdogan në fjalimin e tij të martën nuk dha detaje të tjera në lidhje me të arrestuarit, por ai duket se thumboi të drejtues të SHBA-së, duke theksuar se Turqia “nuk bëri bujë” pasi kapi treshen.

“Shtetet e Bashkuara thanë që Bagdadi vrau veten në një tunel. Ata filluan një fushatë komunikimi në lidhje me këtë”, tha Erdogan të mërkurën. “Por, unë po e njoftoj për herë të parë këtu: Ne kapëm gruan e tij dhe nuk bëmë bujë si ata. Në mënyrë të ngjashme, ne gjithashtu kapëm motrën dhe kunatin e tij në Siri”.

Ndryshe, Baghdadi u vra në Siri në fund të tetorit në një bastisje të kryer nga trupat amerikane.

Gjithashtu zëdhënësi i Shtetit Islamik Abu Hassan al-Muhajir, i konsideruar një pasardhës i mundshëm i Baghdadit, u vra vetë në veri-perëndim të Sirisë në një sulm të veçantë nga forcat amerikane, konfirmoi një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit për Fox News javën e kaluar. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme