Erikseni drejt largimit nga Interi

Prishtinë | 26 Nën 2020 | 17:45 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori Christian Eriksen raportohet se është drejt largimit nga Interi në afatin kalimtar të janarit.

Danezi, që ishte transferuar tek Interi nga Tottenhami, ka hasur në vështirësi të mëdha në San Siro, transmeton KOHA.

Megjithatë, mediat italiane kanë raportuar se fansat e Interit kanë të frustruar me trajnerin Antonio Conte që nuk i ka dhënë hapësirën e duhur mbrëmë Eriksenit në derbin ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Erikseni mbrëmë u inkuadrua vetëm në minutën e 86 të ndeshjes, kur Interi tashmë ishte me një lojtar më pak në fushë dhe duke humbur me rezultat prej 2 me 0.

Erikseni është lidhur me një rikthim në Premier Ligë, me Arsenalin që raportohet të jetë njëra nga skuadrat e interesuara.

Të ngjashme