Escobar viziton Shqipërinë, Basha: Do t’i tregoj nismat tona politike

Prishtinë | 07 Dhj 2021 | 19:03 | Nga Ekonomia Online

Kryetari  i Partisë Demokratike Lulzim Basha tregoi se çfarë çështjesh do të diskutojë ditën e enjte me Gabriel Escobar, zv/ndihmës-sekretarin e Shtetit të SHBA për Zyrën e çështjeve Europiane dhe Euroaziatike. Në intervistën e sotme për “News 24”, lideri demokrat çmoi përkushtimin e shtetit amerikan në luftën ndaj korrupsionit në vendet e Ballkanit.

Basha tregoi se do të bisedojë për propozimet që selia blu ka bërë për vettingun e politikanëve, dënimin me 22 vite burg për politikanët që zgjidhen në mënyrë të paligjshme si dhe për luftën ndaj korrupsionit në vendin tonë.

Më vjen mirë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rikthyer në vëmendjen e tyre si çështje themelore luftën kundër korrupsionit. E kanë bërë këtë në një kontekst më të gjerë se Shqipëria, por në veçanti për Shqipërinë ka shumë rëndësi, sepse ky është dhe problemi kryesor i Shqipërisë, korrupsioni, pandëshkueshmëria e politikanëve të korruptuar, janë burimet kryesore të të keqes së shqiptarëve, të gjendjes ekonomike, të papunësisë, të mungesës së shpresës së popullsisë në tërësi dhe të rinjve dhe të rejave shqiptare në veçanti. Ndaj këto do të jenë patjetër në fokus të bisedës sime me zotin Escobar, siç kanë qenë edhe në fokus të diskutimeve të mia me partnerët Amerikanë, që kanë ardhur, ju keni parë delegacionet të senatit Amerikan, të kongresit Amerikan dhe në veçanti nisma tona siç janë reforma zgjedhore, siç është vettingu i politikanëve dhe siç është propozimi i fundit, që do të paraqesim, ai për dënimin, ashpërsimin e dënimeve sipas modelit Italian, deri në 22 vjet burg për politikanët e zgjedhur me votat e krimit, po në veçanti po kështu dhe lufta kundër korrupsionit, që po i merr frymën Shqipërisë dhe që po shkatërron mirëqenien e Shqiptarëve dhe shpresat e shqiptarëve”, deklaroi Basha për “News 24”.

Escobar viziton Shqipërinë dy ditë para mbajtjes së ‘Kuvendit të anëtarësisë’ nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij. Basha theksoi sot se është i përgatitur për çdo ngjarje të papritur që mund të ndodhë pas ditës së shtunë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme