A është Rusia gati për Botërorin 2018?

Prishtinë | 08 Kor 2017 | 10:41 | Nga

Rusia mirëpriti 16 ndeshje të Kupës së Konfederatave gjatë muajve qershor dhe korrik si një parapërgatitje për Kupën e Botës, që do të mbahet vitin e ardhshëm. Por, sa është Rusia e gatshme për Botërorin e vitit të ardhshëm?

Rusia 2018 do të luhet në një nivel më të lartë. 32 përfaqësuese do të synojnë për ta fituar trofeun në turneun njëmujor. Por, edhe pas një turneu mjaft të mirë të Kupës së Konfederatave, e cila u kurorëzua me fitoren e Gjermanisë në ndeshjen ndaj Kilit, me rezultatin 1-0, lind pyetja, a është Rusia e gatshme për Kupën e Botës?

Stadiumet

Ndeshjet e Kupës së Konfederatave u zhvilluan në katër stadiume: “Krestovsky Stadium” – Shën Petersburg, “Spartac Stadium” – Moskë, “Kazan Arena” – Kazan dhe “Fisht Stadium” – Sochi. Stadiume këto mjaft të mrekullueshme dhe të ndërtuara gjatë pesë vjetëve të fundit, shkruan sot, gazeta Zeri.

“Luzhniki Stadium” në Moskë, i cili do ta mirëpresë finalen e Kupës së Botës, është i gatshëm pas tre vjetësh rindërtimi dhe ndeshja e parë në këtë stadium do të luhet në muajin nëntor.

Ka disa shqetësime për fushën e stadiumit të Shën Petersburgut, por kjo nuk pritet të ndikojë në ndeshjet e vitit të ardhshëm.

Sidoqoftë, ka probleme në progresin e ndërtimit të tri stadiumeve në Rostov, Samara dhe Saransk.

Saransk, i cili do të mirëpresë vetëm ndeshje të fazës grupore, insiston se stadiumi “Mordovia Arena” do të jetë gati në dhjetor, por kjo konsiderohet si shumë optimiste. Sidoqoftë, me vetëm 12 muaj larg fillimit të Botërorit, Rusia është më e përgatitur se që ishte Brazili apo Afrika e Jugut në këtë fazë të përgatitjeve. Afrika e Jugut kishte pritur Botërorin e vitit 2010, kurse Brazili atë të vitit 2014.

Përvoja e tifozëve

Rusia 2018 do të jetë një përvojë e re për shumë tifozë të futbollit për shkak të “Fan ID”, i cili është një mjet identifikimi për fansat, që kishte rezultuar i suksesshëm në Kupën e Konfederatave.

Tifozët e marrin këtë mjet identifikimi, i cili ua lehtëson njerëzve blerjen e biletës dhe ua siguron një vizë ruse pa para. Gjithashtu, kjo përfshin edhe përfitime të tjera si, autobus pa para dhe udhëtim me metro apo me tren në qytetet mikpritëse. Ky sistem funksionoi shimë mirë gjatë Kupës së Konfederatave.

Siguria

Rusia nuk do t’i tolerojë tifozët të cilët duan të shkaktojnë probleme në vitin 2018. Një numër i madh policësh patrullonin në rrugët e qyteteve pritëse të Kupës së Konfederatave dhe gjithashtu kontrollonin metrotë dhe trenat. Policët e armatosur qëndronin afër stadiumeve, por pavarësisht kësaj nuk ishte e tepruar.

Tifozëve u lejohej të fotografonin dhe në rastin e tifozëve të Kilit dhe të Meksikës, të cilët ishin edhe mjaft të zhurmshëm dhe vepronin në disa mënyra mjaft surprizuese për vendasit.

Rusia ndihet mjaft e përgatitur për Kupën e Botës dhe është e gatshme ta presë një fluks të madh të vizitorëve.

Infrastruktura

Në Moskë dhe Shën Petersburg sistemi i metrosë është shumë i lehtë për njerëzit dhe ka një lidhje të mirë me stadiumin “Spartak Stadium”.

Sidoqoftë, mbeten shqetësuese tabelat sinjalizuese në vend. Pavarësisht se diku përdoret edhe gjuha angleze, alfabeti cirilik është i vështirë për t’u kuptuar nga njerëzit dhe i bën ata mjaft konfuzë.

Kazani ka një sistem jo edhe aq të mirë të metrosë dhe tifozëve u është dashur të ecnin prej qytetit në stadium, një ecje njëorëshe në disa rrugë jo edhe aq të mira.

Fluturimet në qytetet e Rusisë mund të mos jenë të shpeshta, por çdo qytet i madh ka një lidhje mjaft të mirë me katër aeroportet e Moskës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme