Eskalon takimi sindikalist, disa mësimdhënës tentojnë ta sulmojnë Rrahman Jasharajn

Prishtinë | 05 Sht 2022 | 10:42 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas një debati të ashpër ndërmjet disa mësimdhënësve dhe kryetarit të SBAShK-ut, një prind ka tentuar ta sulmojë këtë të fundit, raporton Ekonomia Online.

Disa mësues kanë deklaruar kundër grevës dhe pikërisht këtu ka filluar përplasja edhe verbale derisa Këshillin Grevist ishin duke e lëshuar klasën nga shkolla “Ismail Qemali” në Prishtinë.

Një i moshuar që u deklarua si mësues, shihet teksa e pret Jasharajn tek dera derisa i drejtohet me fjalët “oh armik, oh armik” reagimet kanë qenë të menjëhershme “qysh more me na sulmu mësuesin”, dëgjohet duke i thënë njëri prej tyre personit që deshi ta sulmojë Jasharajn.

Jasharaj bashkë me një grup të anëtarëve të Këshillit kanë qëndruar për vizitë në shkollën “Ismail Qemali”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme