Gjatë pasditës së sotme zhvillohet një nga xhirot më dramatike të këtij sezoni në Superligën e Kosovës, pasi gara për mbijetesë është ndezur maksimalisht vetëm dy javë para fundit të kampionatit. Diferencat në tabelë janë minimale dhe plot pesë skuadra ende rrezikojnë të përfundojnë në zonën e barazhit për mbijetesë.
Situata është aq e tensionuar, saqë edhe Prishtina, që aktualisht mban pozitën e katërt, ka vetëm tri pikë më shumë se Llapi, skuadër që ndodhet në zonën e rrezikshme. Çdo hap fals i prishtinasve, por edhe i Drenica, Dukagjini apo Gjilani mund t’i detyrojë të luajnë ndeshje shtesë për mbijetesë.
Vëmendja më e madhe pritet në Gjilan, aty ku luhet derbi lokal mes Drita dhe Gjilani, një duel që përveç rivalitetit të madh lokal ka edhe peshë të jashtëzakonshme në renditje.
Po ashtu shumë interes pritet edhe në Therandë, ku Ballkani pret Prishtinën, ndërsa Llapi përballet me Malishevën në një tjetër ndeshje me rëndësi të madhe.
Çiftet e plota të xhiros janë:
FC Drenica – KF Ferizaj
FC Drita – SC Gjilani
KF Ballkani – FC Prishtina
KF Llapi – KF Malisheva
KF Prishtina e Re – KF Dukagjini