Eurozona gati me programin e huave të ndihmës ekonomike pas Coronavirusit

Prishtinë | 09 Pri 2020 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Ka një optimizëm në rritje që Ministrat e Financave të Eurozonës do të aprovojnë fonde të reja për vendet që luftojnë me pandeminë e Coronavirusit, por ndarja për të ashtuquajturat “Coronabond” ka të ngjarë të mbetet një hendek i madh.

Njerëzit kanë mbetur nëpër shtëpia për gati një muaj dhe të gjitha bizneset jo thelbësore kanë mbyllur dyert e tyre në shumicën e shteteve evropiane.

Zyrtarë në Bruksel kanë thënë se vendet anëtare tani po shkojnë drejt një marrëveshjeje.

“Ne jemi pothuajse pranë saj”, tha një zyrtar evropian.

Ministrat e Financave të Eurozonës do të ketë një video konferencë ditën e sotme, pasi një takim midis 27 krerëve të shteteve të BE-së nuk arriti të nxjerrë ndonjë përfundim.

Ideja e vënies në dispozicion të huave përmes ESM ka provokuar disa kritika në Itali, ku qeveria nuk dëshiron deficit të fortë dhe kritere të borxhit të bashkangjitura për ndonjë kredi. Roma beson se pandemia është duke goditur çdo shtet të BE-së dhe për këtë arsye asnjë vend nuk duhet të ndëshkohet me masa të rrepta në këmbim të mbështetjes financiare.

Të ngjashme