Evertoni interesohet për Lozanon

Prishtinë | 25 Shk 2020 | 17:59 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Evertonit ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, meksikanin Hirving Lozano, i cili është pjesë e Napolit.

Mediumet angleze kanë raportuar të martën se trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti po insiston në transferimin e Lozanos, me të cilin kishte punuar te ekipi italian.

Ancelotti e sheh Lozanon si përforcim të duhur për repartin sulmues në edicionin e ardhshëm. Lozano te Napoli u transferua para fillimit të këtij edicioni nga PSV Eindhoveni për 40 milionë euro dhe ka kontratë me ekipin italian deri në vitin 2023. Ai deri më tash ka shënuar tri gola dhe ka asistuar dy herë në 28 ndeshje për Napolin në të gjitha garat.

Të ngjashme