Evropa miraton ligjin për të drejtën e autorit, nuk do të ketë më meme

Prishtinë | 22 Qer 2018 | 14:03 | Nga

Bëhet fjalë për memet, redaktimi i fotove për të qeshur dhe përdorime të tjera, të cilat nuk do të lejohen më.

Neni i 13-të i ligjit “Për të drejtat e Autorit” mori 15 vota pro dhe 10 kundër në Komisionin Evropian. Sipas këtij neni, ofruesit e platformave duhet të “marrin masa të sigurojnë funksionimin e marrëveshjes së bërë me mbajtësin e të drejtave për përdorimin në punët e tyre”.

Grupet e të drejtave digjitale po bëjnë fushatë kundër Direktivës për të Drejtat e Autorit, të cilën Parlamenti Evropian do ta votojë në fund të këtij muaji. Ligji synon të mbrojë të drejtat në kohën e internetit.

Kritikët thonë se ai keqkupton mënyrën se si njerëzit ndërveprojnë me përmbajtjen në Ueb dhe rrezikon një censurë të shtuar.

Direktiva është një përpjekje për të reformuar të drejtën për internetin, në veçanti për ribalancimin e lidhjes mes atyre që kanë këtë drejtë dhe platformave online.

Megjithatë, kritikët thonë se kjo do të kërkojë që të gjitha platformat e internetit të filtrojnë përmbajtjen e vendosur online nga përdoruesit, ç’ka mendohet të jetë një masë strikte e tepruar për fjalën e lirë.

Gjithashtu ka shqetësime se propozimet do të mbështeten në algoritme që do të programohen për “të luajtur të sigurtë” dhe të fshijë çdo gjë që krijon rrezik për platformën.

Tashmë fjala e fundit i takon Parlamentit Evropian në korrik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme