Ekonomia Online
FUNDIT

“Evropa s’po mund të prodhojë një Merkel tjetër për Ballkanin”, thotë eksperti nga Brukseli

“Evropa s’po mund të prodhojë një Merkel tjetër për Ballkanin”, thotë eksperti nga Brukseli

Toby Vogel, ekspert nga Brukseli, ka folur për rolin e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe ndikimin e saj në Ballkan. Duke komentuar mungesën e një mbështetësi të fuqishëm të zgjerimit mes liderëve evropianë, Vogel tha në emisionin “Info Magazine në Klan Kosova se Merkel ishte një nga zërat […]

Toby Vogel, ekspert nga Brukseli, ka folur për rolin e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe ndikimin e saj në Ballkan.

Duke komentuar mungesën e një mbështetësi të fuqishëm të zgjerimit mes liderëve evropianë, Vogel tha në emisionin “Info Magazine në Klan Kosova se Merkel ishte një nga zërat që e përkrahte këtë proces në Këshillin Evropian, ndërsa pasardhësit e saj nuk kanë pasur të njëjtin rol.

“Zgjerimi si proces nuk e ka një kampion përkrahës në mesin e liderëve evropianë. Angela Merkel, përkundër krejt fajëve të saj, ishte një kampione e tillë në Këshillin Evropian dhe pasardhësit e saj në post me të vërtetë nuk kanë qenë të tillë”, ka deklaruar Vogel.

Ai ka kritikuar gjithashtu Komisionin Evropian për mungesë ambicieje në procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe në raport me Ukrainën, duke i cilësuar këto çështje si të rëndësishme politikisht.

Të ngjashme