Ariana Grande i ka çaktivizuar komentet e saj në Instagram pasi disa fansa filluan ta fajësojnë atë për vdekjen e ish të dashurit Mac Miller të premten.
Këngëtarja e hitit “No Tears Left to Cry”, 25 vjeçe, nuk ka folur për vdekjen e ish-it të saj, por postimi i fundit në Instagram është bërë të enjten kur ajo ka marrë një video të shkurtër të dhomës së hotelit në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan people transmeton lajmi net.
“Bye London (Mirupafshim Londër)”, shkruante ajo në titull.
Milleri, 26 vjeçar, u shpall i vdekur në orën 11:51 në shtëpinë e tij në Studio City, California, e konfirmoi në një deklaratë për PEOPLE.
Shkaku i vdekjes ishte i papërcaktuar, por një burim i thotë PEOPLE se reperi kishte një arrest kardiak pasi u shfaq me mbidozë të drogës