Fakulteti i Mekatronikës brenda UBT-së mundëson karrierë të suksesshme

Prishtinë | 22 Mar 2017 | 12:55 | Nga

Aplikimi i standardeve ndërkombëtare si dhe zbatimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies, ka bërë që studentët e UBT-së, të zhvillojnë shumë aftësitë praktike, madje të bëhen edhe të kërkueshëm në tregun e punës.

Diedon Llabjani është student në vitin e tretë, në Fakultetin e Mekatronikës në UBT. Ai së fundmi është pranuar si praktikant në “Shkollën Dixhitale” në Prishtinë, me mundësi punësimi në të ardhmen. Aty do ta mbajë pozitën e ndihmësit të instruktorit për robotikë dhe elektronikë dhe do të zhvillojë kryesisht aktivitete robotike me qarqe të thjeshta, manovrime me lego robotë, etj.

Llabjani ka theksuar se njohuritë metodologjike dhe teorike të përfituara në kurset e studimit në UBT, do t’i zhvillojë edhe në “Shkollën Dixhitale”, sepse, sipas tij, UBT-ja u ka ofruar edukim profesional në Menaxhim të Mekatronikës.

“Në programin Menaxhim i Mekatronikës unë kam përfituar njohuri të menaxhimit të proceseve inxhinierike dhe menaxhimit strategjik që në të ardhmen të jem një ndërmarrës i suksesshëm. Gjithçka që kam mësuar në UBT, do të mundohem ta aplikoj në këtë shkollë, duke u mundësuar perspektivë te lartë në fushën e elektronikës dhe robotikës për brezat e ardhshëm”, ka thënë Llabjani.

Ai tutje shtoi se do të vazhdojë që të gjenerojë ide të reja inovative, sepse, sipas tij, është e rëndësishme për industrinë e inxhinierisë në përgjithësi si dhe për shoqërinë. Po ashtu, ai tha se ky program studimi që e ofron UBT-ja ka për qëllim të nxjerrë kuadro profesionale, të cilët janë të përkushtuar për një karrierë të suksesshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme